Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste.
I pyetur nga gazetarët, Berisha nuk e komentoi direkt përmbajtjen e deklaratës, por sugjeroi të krahasohen qëndrimet e mëparshme të diplomacisë amerikane për zgjedhjet në Shqipëri dhe në vende të tjera.
“Ambasada përgëzoi popullin shqiptar. Tani, çfarë sugjerimi kam unë? Lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për të kuptuar më mirë cili ishte thelbi i kësaj deklarate. Lexoni atë të vitit 2021. Lexoni pak disa nga deklaratat e sekretarit të shtetit Rubio për zgjedhjet në disa vende të botës dhe do ta kuptoni çfarë përfaqëson ajo deklaratë,” tha Berisha./e.t