Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH, që ndahen nga rruga “Jordan Misja”.
Leja me objekt “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK” është miratuar më 25 shkurt të këtij viti.
A2 CNN mëson se projekti kap vlerën e gati 430 milionë lekëve, me TVSH. m.p.