Nga ARTUR AJAZI
Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim akoma12 vjet mbrapa në kohë reale. Sikur Edi Rama, ti kishtebesuar dhe sikur ti kishte kthyer “xhavap” çdoabsurditeti të ardhur nga selia blu dhe kreu i saj prej2013, besoj se sot nuk do të kishim bërë as 2 hapa drejtzhvillimit, integrimit, dhe hapjes së vendit drejt BE. Ja pra që treni “Rama”, e nisi rrugëtimin dhe nuk ka shanse të ndalet deri në oborrin e BE në Bruksel në2030. E ç’tha Rama, dhe nuk e bëri ? Kjo natyrishtlidhet, qysh me qenien e tij kryetar bashkie në 3 mandate në Tiranë. Askush dhe asgjë nuk e ndalteprojektin e tij për pastrimin e Lanës, pastrimin e Tiranës nga bixhdilet, pislliqet, dhe qindra e mijërakioska pocaqi. Por fati e deshi që ai, të vijë sikryeminister i vendit, që shqiptarët të shihnin dheprovonin këmbënguljen dhe vizionin e tij kësaj here, për Shqipërinë Europiane. E nisi duke rrafshuar pallatedhe objekte pa leje, qysh ditët e para të tij sikryeminister në 2013. U duartrokit. Mori urime dhembështetje nga shqiptarët. Në krahun tjetër, nisën mallkimet, urrejtja, akuzat, sharjet, fyerjet, nxitja e veprimeve antiligjore, por më kot. Treni “Rama” nukndalej. Nisi zbatimi i projekteve të mirëmenduara qyshpara 2013 për qytetet dhe fshatrat, se ç’do të bëhej me fatet e këtij vendi kur Saliu të kishte ikur nga pushteti. Nuk mund të punohej dhe vazhdohej me mendësi tëviteve’90. Ishim në batak, ishim në errësirë, me borxhederi në grykë si shtet, dhe shqiptarët strapacoheshin përnjë çertifikatë. Vendi nisi të ecte me ritme elefanti. Por edhe nga ana tjetër e politikës, nga errësira e saj, nukpushonte megafoni dhe “karroca” e Berishës. Duke u marrë me trenin expres “Rama”, kreu i PD-së, harroi se ishte në pikën e hallit, ai dhe partia e tij. E kishteharruar se, të drejtoje një parti në opozitë, nuk duhej tëmerreshe me poturet e kryeministrit por me punën e tij. E kishte harruar se, të drejtoje partinë në opozitë,përballë 2 metroshit që vetëm punonte dhe u rrinteprojekteve mbi kokë, duheshin ditë dhe netë të gjata pagjumë, dhe vetëm punë. Por Berisha e mori lehtë, ashtusi gjithmonë. Vetëm 6 muaj nga ikja nga pushteti në2013, i mbushte me rrena të vetët se “ky nuk e mbushvitin, do ta rrëzojmë, ne do të rikthehemi shumë shpejtnë pushtet”. Dhe ata të shkretë e besonin. Ashtu siç e besuan, edhe para dhe pas 11 Majit 2025, kur PD humbi thellë, zgjedhjet e vetme nga mund tëshpresonte Berisha se do të rikthehej në pushtet. Por simund të vish në pushtet, hipur mbi “karrocë”, kur ketrenin expres në krahun tjetër ? Absurdi nuk ndalej, absurdi thellohej, aq sa u bë skenar i besueshëm. “Na vodhën, na i bleu, na i mori votat me banda”. Këtoishin dhe mbeten sërish sipas tij, “argumentet justifikuese për humbjen”. Edhe pse i premtoidemokratëve se “do ta mbrojmë votën tuaj”, sërish nukpo u jep atyre shpjegime se “përse nuk e bëri mbrojtjene votës”. Banda, banditë, narkoshtet…..ky ishte dhembetet fjalori i Berishës. Ky mbetet edhe sot justifikimi për humbjen, e parë e gjitha kjo, nga maja e “karrocës” e cila ka ngecur në baltën e madhe tërrenave dhe mashtrimeve, të cilat po u servirendemokratëve të tulatur, si argumente “bindëse” përvazhdimësinë e qëndrimit të Berishës si kryetar PD-je./kb