Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si nënë e vetme për tri vitet e fundit. Në bisedë me Dalinën, ajo foli hapur për marrëdhënien me babain e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy djem: Tianin dhe Zenin.

Në bisedën me Dalinën, Tuna nisi të rrëfente se djali i vogël, Zeni, është “leksioni më i madh” i saj:

“Ai më sfidon 24/7. Zeni është një fëmijë që po më sfidon çdo sekondë, në çdo lëvizje të jetës.”

Në qendër të botës së saj, Tuna shpjegoi se tani janë vetëm oraret dhe nevojat e djemve të saj:

“Parësorë kam ata të dy në jetën time, oraret e mia nuk janë më oraret e mia, janë oraret e Tianit dhe Zenit, pastaj të Tunës dhe gjithçka tjetër, kështu që i kam parësorë.”

Por, balanca mes prindërimit dhe profesionit të saj është një luftë e vështirë:

“Po balanca, veçanërisht kur je në këtë profesion, të them shumë të vështirë për femrat, në veçanti si një nënë e vetme, është shumë e vështirë. Kjo lufta mes kësaj balancës është e frikshme.”

E pyetur nga Dalina për ndjenjën e fajit kur largohet nga shtëpia, Tuna tregon se ajo është pjesë e jetës së saj prej vitesh:

“Sa herë që dal nga shtëpia jam në ndjenjë faji. Nuk e kam luksin e kohës që të kem një jetë sociale, s’e kam pasur as në fillimet e mia. Jeta ime ka qenë më ndryshe që nga fillimi.”

As ndarja me ish-partnerin, Patrisin, nuk ishte një rrugë e lehtë, dhe Tuna nuk heziton ta pranojë këtë:

“Kushdo që e interpreton që divorci ka përfunduar miqësisht, për mua është një gënjeshtër. Sepse, divorci vetvetiu është dramë më vete, në veçanti kur në këtë dramë janë të përfshirë fëmijët.”

Megjithatë, këngëtarja është e vendosur të krijojë një atmosferë sa më të mirë për fëmijët:

“Unë vazhdoj të besoj dhe të luftoj për një prindërim të shëndetshëm, sepse dua t’i rris dy djemtë e mi në një frymë familjare, qoftë edhe nëse jemi të divorcuar që mos ta ndiejnë mungesën e një figure mashkulli, babai. Është e vështirë, megjithatë do t’ia dalim.”

Ajo zbuloi se bashkëpunimi për të mirën e djemve është sfida më e madhe e viteve të fundit:

“Po mundohemi të dy për të mirën e dy fëmijëve tanë dhe unë këtu kam betejën më të madhe viteve të fundit. Sepse unë dhe Patrisi u divorcuam në shtatzëninë time të dytë, që ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë.”

Lexo edhe :  Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Por përveç divorcit, Tuna kishte përballë edhe beteja të tjera personale dhe familjare:

“Në atë kohë u shpërngula, u ktheva në Shkup, kisha vite që s’kisha jetuar në Shkup edhe kisha dalë nga rrjedha, nga komplet gjendja, nga vendlindja ime me vite dhe kisha betejën e problemeve shëndetësore të familjes sime, të dy prindërve të mi.

‘Hapa derën’ dhe brenda një jave mami im u diagnostikua me kancer gjiri, babai pësoi atak në zemër dhe unë isha shtatzënë. Prandaj Zeni është zen, sepse është lufta për balancë dhe që të mbaj gjendjen time shpirtërore, që ta përgatis veten për rolin që kisha tani si një nënë e vetme.”

Tuna hodhi dritë edhe mbi arsyet e ndarjes nga Patris Berisha, që sipas saj nuk ishte pasojë e një ngjarjeje të vetme, por e një grumbullimi sfidash:

“Nuk kishim nga ato dramat që të ketë një arsye konkrete [për divorcin], thjesht ishin mbledhur shumë gjëra. Ishte guxim i madh, saqë edhe sot kur e shoh nga një perspektivë tjetër them ‘Çfarë dreqin?!’. Por asnjëherë nuk pendohem, për mua një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash për të rritur dy fëmijë të lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë.”

Dhe për paragjykimet që ka ndjerë gjatë gjithë dramave të lidhura me jetën e saj sentimentale, ajo u shpreh:

“Kur vendosa që të lindja Zenin në spital, kisha nëntë muaj që fshihja shtatzëninë. Pse duhet ta fshihja? Pse duhet të ishte kështu? Kisha një moment vetëm kur thashë ‘S’më intereson, do ta ndaj’ dhe kam nxjerrë disa orë pas lindjes fotot me djalin. Normal që kam pasur paragjykime dhe vazhdoj të paragjykohem, këtë e mbaj mbi supe me vite. Por jam bërë pak më e ndjeshme që kur kam marrë rolin e mamit sepse më dhembin pak. Kam fëmijë të cilët nesër nuk dua t’i lexojnë, t’i dëgjojnë këto komente, po më kanë dhembur shumë.”

Tuna u bë nënë për herë të parë në vitin 2017, kur solli në jetë djalin e madh Tian. Pas periudhës së ngjarjeve dhe tensioneve, në 2020 u konfirmua ndarja e saj dhe Patrisit, megjithëse në 2021 ata i dhanë një shans të dytë lidhjes dhe lindi Zen, djali i tyre i dytë.

Megjithatë, siç konfirmoi këngëtarja në intervistë, marrëdhënia e tyre mori fund gjatë shtatzënisë së dytë. Martesa e tyre zgjati rreth katër vjet, ndërsa rrugët e tyre u ndanë mes sfidave personale dhe familjare./E.

Të fundit

Kjo orë nuk bën asgjë dhe kushton 790 euro

Orët zakonisht përdoren për të treguar kohën – por nëse pyet markën suedeze Our Legacy, as kjo nuk është...

Izraeli njofton ndërtimin e 22 vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ministrat izraelitë thonë se 22 vendbanime të reja hebraike janë miratuar në Bregun Perëndimor të pushtuar – zgjerimi më i madh në dekada. Disa prej...

Çfarë nuk funksionoi brenda PD në 11 maj? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën kur parlamenti iu rikthye punimeve...

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode, te kompania e kozmetikës e.l.f....

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

Lajme të tjera

Web TV