Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë.
Sipas informacioneve, minatori është goditur nga një masiv gurësh.
Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. m.p.