Vendim nga Gjermania: Ukraina mund të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina do të pajiset me raketa me rreze të gjatë veprimi. Kështu është shprehur Kancelari i Gjermanisë, Friderich Merz, gjatë një konference shtypi me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Merz theksoi gjithuashtu se Putin po luan me kohën dhe vazhdon të flasë me gjuhën e një agresori, shkruan A2.

“Rusia po luan me kohën dhe vazhdon të flasë gjuhën e një lufte agresioni. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë dhe të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për ukrainasit. Nuk do të ketë kufizime dhe ukrainasit do të jenë në gjendje të mbrojnë veten. Ne duam t’u bëjmë të mundur ukrainasve të kenë armë me rreze të gjatë veprimi”, tha Merz.

Në konferencën e tij për shtyp, kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi sulmet masive ajrore të Rusisë në Ukrainë. Ata janë një “shuplakë në fytyrë për të gjithë ata që luftojnë për një armëpushim”, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë dhe SHBA, tha ai.

Merz tha gjithashtu se mbështetja ushtarake do të “vazhdojë dhe do të zgjerohet”.

Kur një gazetar e pyeti për dorëzimin e raketave kruiz Taurus, Merz nuk dha një përgjigje specifike. Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainë theksoi se të gjithë, përshi edhe SHBA-në, po presin për lëvizjen e radhës të Vladimir Putin.

“Ne pritëm për rusët të njoftojnë agjendën e tyre dhe çfarë ata donin. Armëpushimi në fillim dhe agjenda për takimin midis liderëve. Ne pritëm për këtë gjë përpara shkëmbimit të të burgosurve. Më pas, ata thanë se do të ketë një agjendë ose memorandum. Nuk e di se me çfarë ideje do të vijnë ata tjetër. Nuk kemi marrë asgjë deri pas shkëmbimit të të burgosurve. Pala jonë ka kontaktuar rusët. Ministri i Mbrojtjes telefonoi negociatorët rus. Ata thanë se do të ketë diçka, por ne nuk kemi marrë asgjë. Askush nuk ka marrë asgjë. Pyetëm edhe Shtetet e Bashkuara dhe ata po presin gjithashtu. Të gjithë po presin”, deklaroi Zelensky.

Lexo edhe :  Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Mes dy liderëve pati gjithashtu “diskutime intensive” rreth mënyrës së përfundimit të luftës përmes mjeteve diplomatike. Kievi është gjithashtu gati për një armëpushim pa kushte. Merz tha se e dinte që ishte në përputhje me vendet evropiane. Ai shpreson gjithashtu për mbështetje nga qeveria amerikane, të cilën Merz nuk e përmendi në listën e administratave me të cilat është dakord. m.p.

Të fundit

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lajme të tjera

Web TV