“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në një intervistë për Report TV, Krasniqi ka bërë me dije se situata është shqetësuese dhe se institucionet janë duke e trajtuar me seriozitet të plotë.

“Presidentja Osmani kohëve të fundit ka qenë objekt i disa kanosjeve dhe kërcënimeve serioze, të cilat janë adresuar në adresën zyrtare të Presidencës. Opinioni publik i vendit ka gjykuar këto kërcënime, por për këto kërcënime kanë qenë të shqetësuara dhe këto institucione, ndërkombëtare, që dëshmohet përmes nivelit të sigurisë të presidentes tonë.” – tha Krasniqi, duke shtuar se “kërcënimet nuk kanë kaluar pa reagim as nga opinioni publik, por mbi të gjitha, edhe institucionet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për sigurinë e Presidentes.”

Sipas tij, rritja e nivelit të sigurisë për kreun e shtetit është dëshmi se situata është duke u ndjekur me prioritet. Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet dhe policia po punon në mënyrë të gjithanshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Megjithatë, duhet pasur parasysh se disa nga autorët dyshohet se ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe kanë përdorur adresa publike për të realizuar kërcënimet, çka e bën më të vështirë identifikimin e tyre,”-u shpreh eksperti i sigurisë.

Krasniqi konfirmoi se ditët e fundit janë paraqitur edhe mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve të tjera publike si dhe informacione për mjete shpërthyese, që dyshohet se vijnë nga vendet e Lindjes.

“Dyshohet për përfshirjen e shërbimeve inteligjente ruse dhe serbe, të cilat punojnë çdo minutë kundër institucioneve tona,” theksoi ai në përfundim. m.p.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV