Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se një ofensivë e re ruse po përgatitet. Këtë herë objektivi i sulmit do të jetë qyteti strategjik i Sumit. Megjithatë, qeveria në Kiev ka ndërmarrë hapa për të parandaluar Rusinë të nisë një sulm në shkallë të gjerë, shkruan A2 CNN.
Zelensky gjithashtu kërkoi përsëri një takim me Presidentin rus Vladimir Putin dhe sugjeroi që në takim të jetë i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. “Nëse Putini nuk ndihet rehat me një takim dypalësh, ose nëse të gjithë duan që të jetë një takim trepalësh, unë jam i gatshëm për çdo format”, tha ai. m.p.