Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Dështimi për ta konstituuar Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha pas seancës se partitë opozitare janë pajtuar që të bllokojnë Kuvendin me qëllim të parandalohet formimi i qeverisë Kurti 3.

Nga ana e tij, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancë Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propozimit për kryeparlamentar.

Ndërsa, kreu i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi ka përsëritur qëndrimin se nuk e votojnë asnjë prej deputetëve që kanë qenë anëtarë të qeverisë Kurti. Ai tha se bllokada në Kuvendin e Kosovës është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Reagim pati edhe nga Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili tha se ka një “marrëveshje xhentëlmene” me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai deklaroi se ka alternativa, por që nuk e di nëse do të shfrytëzohen. Ai nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se a është i vendosur që të mos votojë derisa të propozohet emri i tij. Para mediave, Limaj ka thënë se ka biseduar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se ditëve në vijim do të takohen./e.t

Të fundit

KAS shqyrton dhe ankimimin për Dibrën/ PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qark! KQZ

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS, vijon shqyrtimin e ankimimeve të depozituara nga PD-ADSHM për tabelat e rezultateve të...

Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë

Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025. Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, aplikimet janë të hapura në platformën e-Albania, për...

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Pas nënshkrimit pak ditë më parë të një marrëveshje mes tre ministrive të linjës, duke filluar prej mëngjesit të kësaj të premteje, mjetet turistike...

Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit...

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi...

Lajme të tjera

Web TV