“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka ngritur shqetësimet e ekspertëve për një riaktivizim të fuqishëm nga ky krater, që mund të çojë botën në kaos.

Gjatë këtij muaji, zona u godit nga një tërmet 4.4 ballë, i cili konsiderohet si ndër më të fortët në 40 vite, por për vullkanologët mund të jetë dhe një paralajmërim.

Në 6 muajt e fundit zona ka regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, shoqëruar me rritjen e emetimeve të gazrave, shenjë kjo që magma mund të jetë duke u ngjitur drejt sipërfaqes.

Studiuesit nga Instituti Italian i Gjeofizikës (INGV) paralajmërojnë se struktura e tokës po kalon nga një fazë përkuljeje në çarje, çka mund të nënkuptojë se jemi afër një shpërthimi të mundshëm. Nëse ndodh, do të ishte shpërthimi i parë që nga viti 1538. Në skenarin më të keq, do të prekte mbi 4 milionë banorë në rajonin e Napolit.

Por pasojat nuk do të ishin vetëm lokale. Shqipëria dhe Ballkani, mund të ndiejnë efektet e ndotjes atmosferike, ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të hirit vullkanik, që mund të ndikojnë në bujqësi, shëndetin publik dhe transportin ajror.

Rreth 40,000 vjet më parë, shpërthimi i Campi Flegrei shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha vullkanike në historinë e Tokës, me ndikim të madh në klimën globale. (A2 Televizion)/kb

Të fundit

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Lajme të tjera

Web TV