Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi se kurrë nuk e ka ushtruar profesionin e juristit, pasi nuk e ka mbaruar shkollën e drejtësisë.

“Nuk e bëra kurrë, pasi juridikun nuk e mbarova përfundimisht. Nuk u diplomova. Kisha nisur suksesin me muzikën që atëherë, kisha marrë disa çmime. Ishte një kohë që në studion muzikore isha ndër më të mirët e kohës, lexoja shumë, i ndihmoja të gjithë. Isha si një bërthamë motori energjie në studiot e Tiranës dhe sa më lëshonte njëri, më kapte tjetri në njëfarë mënyre”, u shpreh Erjoni, duke treguar se gjatë asaj periudhe ka qenë shumë i zënë me karrierën e tij muzikore.

“E pashë që s’kisha kohë, por nuk ishte koha ajo që më bëri të mos e mbaroj juridikun. Ngela për 4 provimet e fundit. Ishte Eni Çobani ajo që vendosi të mos e merrja diplomën. Kishte lëndën më të parëndësishme të juridikut, “Të Drejtën e Krahasuar Ndërkombëtare”, pra, ndryshimet mes ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare. Ishte një libër me 60 faqe. Eni e mbante shumë fort këtë sepse ishte pozitë të ishe pedagog”, tha ai.

Sipas Erjonit per shkak te nje një konflikti familjar, Eni ia nxori atij inatin: “Pati një konflikt familjar, mes dajës sim dhe burrit të saj dhe e nxori inatin tek unë. Më mirë që më bullizoi, se do kisha humbur kohë me juridikun”./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV