Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt foli për revistën GQ, në lidhje me filmin e tij të ri “F1”, duke treguar hapur për ekspozimin e vazhdueshëm të jetës së tij private në publik, por edhe për divorcin e tij nga Angelina Jolie.

Pas dekadash interesi të madh publik për jetën e tij personale dhe së fundmi një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-gruan e tij, duket se ai ka zgjedhur të krijojë një mjedis të sigurt ku mund të jetë vetvetja, larg vëmendjes së vazhdueshme të medias.

Siç deklaroi fillimisht Brad Pitt, ai është mësuar që jeta e tij personale të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme. Për 30 vjet!”, tha ai.

Kur u pyet nëse xhirimi i filmit “F1” ishte një lloj “strehimi” nga presioni i shtypit me jetën e tij private, Brad Pitt shpjegoi se nuk pati kurrë një “arratisje” të vërtetë nga ekspozimi.

“Gjithmonë ka qenë një shqetësim me të cilin më është dashur të përballem, në shkallë të ndryshme, qoftë i vogël apo i madh, pasi bëj atë që dua vërtet të bëj. Është një lloj humbjeje kohe bezdisëse, ose edhe një humbje kohe, nëse e lejon të jetë kështu”, shpjegoi ai.

Megjithatë, duket se ai ka gjetur një ekuilibër të brendshëm.

“Në thelb ndihem mirë… Jeta ime është relativisht e rrënjosur. Ndjej ngrohtësi dhe siguri me miqtë e mi, me të dashurit e mi, me familjen time, me dijeninë se kush jam. Pra, e dini, është si një mizë që gumëzhin pranë meje herë pas here”, tha ai.

Kur u pyet nëse ndihej i lehtësuar që divorci i tij nga Angelina Jolie ishte finalizuar, përgjigjja e tij ishte e shkëputur dhe pothuajse indiferente: Jo, nuk mendoj se ishte diçka kaq e rëndësishme. Thjesht diçka që mori fund. Ligjërisht./E.Ç

Të fundit

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV