“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndërhyri duke i kërkuar Berishës të respektonte procedurën dhe e paralajmëroi me ndërprerjen e fjalës. Kreu i PD nuk u bind dhe nga foltorja e Kuvendit vijoi akuzat veprim, gjë e cila solli si pasojë fikjen e mikrofonit.

Spiropali iu drejtua Berishës duke i dhënë se koha e tij kishte mbaruar por edhe perënduar, ndërsa i kujtoi edhe humbjen e PD-së dhe koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit.

Debati në Kuvend:  

Sali Berisha: Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.

Sali Berisha: Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër. Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit. Po, po. Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në Parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Lexo edhe :  Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është...

Spiropali i ndërpret fjalën: Koha mbaroi!

Sali Berisha: Cila kohë?

Elisa Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar! Fjala për Niko Peleshin.

Flamur Noka flet nga vendi: O Xhabaft ngrije kokën, Blendi Xhabafti.

Niko Peleshi: Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në Parlament jo në cirk këtu (i drejtohet opozitës)! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut dhe më pas nuk do të mund të marrim më vendime për të ndryshuar projektligje. Janë 25-30 akte që duhet t’i miratojmë në këto 5-6 seanca. Të fillojmë që nga e enjtja tjetër me miratimin e këtyre projekt-akteve.

Elisa Spiropali: Votimi i hapur me kartona. Miratohet programi dhe kalendari i punimeve 29 maj-18 qershor 2025. Ju njoftoj se në Kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të grupit parlamentar të PD për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme plenare ku kërkohet përfshirja si pikë e tretë e tij diskutimi jashtë rendit të ditës. Kush do ta bëjë propozimin për ndryshimin e rendit? 3 minuta kohë (Sali Berisha sërish në foltore).

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është!

Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe do t’ju ndërpres fjalën. Mos iu drejto me gisht, me fjalë, anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Sali Berisha: Pusho tani. Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Elisa Spiropali: Të heq të drejtën e fjalës.

Elisa Spiropali: Koha mbaroi. Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar. Uluni në vend. Mos ju drejtoni me gisht, me fjalë të padenja anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Ulu në vend, të heq të drejtën e fjalës. Ta dhashë të drejtën e fjalës. Ta heq të drejtën e fjalës.
Ti nuk mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese e turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ta dhashë fjalën sipas Rregullores. Ta dhashë fjalën në mirëbesim. Do ta marrësh fjalën për ndryshimin e rendit të ditës.
Nuk dini të flisni për kërkesën tuaj. E mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë dhe me turp./e.t

Të fundit

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të...

Lajme të tjera

Web TV