Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive komentoi vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë tre akuza kryesore, të ndërtuara në bazë të kallëzimeve penale të mbushura me prova dhe dokumente të detajuara.
Avokati vijoi duke shpjeguar përfshirjen e Metës në aferën CEZ-DIA, duke e cilësuar atë si një skemë kriminale që përfshinte dhe bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe përfshirjen e personave të rëndësishëm të politikës. Beqiri, ndër të tjera, ka thënë se i pandehur duhet të merret dhe Shkëlzen Berisha. Beqiri shtoi se kjo aferë nuk ishte vetëm një privatizim i dyshimtë, por përmbante elementë të qartë korrupsioni.
Idajet Beqiri:
“Po janë tre akuza faktikisht që janë të kopsitura mirë nga ana SPAK, janë ndërtuar mbi bazën e tre kallëzimeve penale. Një kallëzim, shkruaj disa faqe dhe e dërgon në SPAK. Këto nuk kanë qenë thjesht kallëzime, po kanë qenë të mbushura edhe me prova, me fakte, me prova me dokumente, gjëra që kanë qenë dhe i ofronin SPAK-ut dëshmitar okular që dyshimin e arsyeshëm ta bënte provë. Ne ta shikojmë qartë që në aferën CEZ-DIA-s del i implikuar rëndë Ilir Meta.
Dalin të implikuar disa bashkëpunëtor të tij, por faktikisht dalin të implikuar edhe më drejtë njerëzit dhe ata që janë të ligjit, janë të befasuar në fakt dhe për mos të thënë që janë të zhgënjyer nga SPAK që nuk kanë marrë të pandehur dhe Shkëlzen Berisha, i cili tek afera e CEZ-DIA në 6.2 mln euro që janë marrë nga ai Kalaj, ato kanë shkuar te Shkëlzen Berisha. Edhe ato shkuan thjesht dhe vetëm sepse CEZ-i kur ia mori KESH-it energjitikën e vendit tonë ata kërkuan që Shkëlzen Berisha dhe njerëz të tjerë afër Shkëlzen Berishës dhe njerëz të tjerë afër Ilir Metës ata të ulnin çmimin e energjisë elektrike.
Aty përveç privatizimit kriminal që iu bë KESH-it, ata përfituan rreth 500 e ca milionë euro, po plus dhe nga çmimi i energjisë elektrike që e bëri me VKM ish-kryeministri Sali Berisha, me ndërmjetësimin e djalit të tij, me atë sekses që mori goxha të ardhura, edhe ata e bënë korrupsionin me këtë aferë.“-tha, ndër të tjera, avokati./E.T