Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit.

Mësohet se qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vendim shtohet se kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është periudha kohore e angazhimit të vullnetarit në shërbimin e policimit vullnetar, e cila nuk tejkalon 5 (pesë) orë në ditë dhe 25 (njëzet e pesë) orë në javë. Policët vullnetarë do të do të mbështesin forcat e rendit në sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare.

Ata mund të ndihmojnë në ruajtjen e perimetrit të jashtëm të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet masive, kryerjen e shërbimit së bashku me punonjësit e Policisë së Shtetit në postblloqe/pika kontrolli në zona/rrugë me trafik të kufizuar ose ku ndalohet qarkullimi i automjeteve, drejtimin dhe disiplinimin e lëvizjeve të grupeve të tifozëve/spektatorëve/pjesëmarrësve në aktivitet gjatë hyrjes, etj.

Ata do të angazhohen për ruajtjen e zonave të parkimit të automjeteve të policisë, ambulancave dhe zjarrfikësve pranë vendit ku zhvillohet aktiviteti; Këshillimin dhe drejtimin e tifozëve/spektatorëve/pjesëmarrësve në përfundim të aktivitetit gjatë shpërndarjes, sipas korridoreve të caktuara të lëvizjes; Ndihmën në ruajtjen e rendit në ditët e pazareve, festivaleve dhe festave lokale, ku ka grumbullime të mëdha njerëzish./kb

Të fundit

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj lloj rrethanash të pabesueshme. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV