Edona Bilali nuk e fitoi vendin e saj si deputete në sesionin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare. Për gazetarët ajo tha se:
“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri. Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Bilali.
Por për këtë fushatë zonja Bilali do të mbahet mend për një spot, që pati mjaft kritika. Ajo e cilësoi si një humor shkodran, që mesa duket sipas saj, tiranasit e të tjerët, nuk e kuptojnë dot.
“Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”
Në spot shihej në i moshuar i shtuar në spital i cili pyet doktorin që a mund ta kapë 11 majin, datë e cila përkon me zgjedhjet e 11 majit. Pasi mjeku ia konfirmon që do të jetë mirë, i moshuari thekson se i ka premtuar votën Bilalit dhe sapo merr lajmin e mirë për shëndetin e tij i uron mandatin kandidates./kb