Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Vetinerarisë konfirmon pas analizave praninë e lartë të salmonelës te vezët.

Mbetet ende për t’u verifikuar nëse kontaminimi i vezëve ka ndodhur në pularinë e Shkodrës, ku merrej furnizimi, apo nga kompania shpërndarëse e ushqimit, e cila mund të mos ketë ruajtur në kushtet e duhura vezët që konsumuan fëmijët kopshtit nr. 1 në Gramsh. Kontrolli i këtij zinxhiri duhet të kryhet nga AKU.

Ndërkohë, një ditë më parë nga analizat zyrtare të AKU-së për produktet e tjera, rezultoi se mishi dhe qumështi nuk ishin të kontaminuar me salmonelë.

Thuajse të gjithë fëmijët e kopshtit numër 1 në Gramsh, u helmuan pak ditë me parë, pasi konsumuan ushqim në kopsht duke përfunduar në spital. Kjo situatë solli alarmim të prindërve, të cilët kërkojnë kontrolle dhe standarde në kopshtet publike për fëmijët e tyre. m.p.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV