Fermeri: Ja si i shpëtova mollët nga ngricat e prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat nën zero gradë Celsius në qarkun e Korçës gjatë muajit prill dëmtuan shumë fermerë që kultivojnë drufrutorë në atë zonë, shkruan A2 CNN. E ndërsa shumica e fermerëve deklaruan dëme të konsiderueshme për shkak të temperaturave, ka fermerë në atë zonë që jo vetëm i shpëtuan parcelat e tyre me drufrutorë, por pemët janë të shëndetshme dhe pritet të japin prodhim të mbarë.

Arben Likollari, një fermer që kultivon prej vitesh mollën, tregon se si e shpëtoi pemëtarinë e tij nga temperaturat ekstreme në mesin e pranverës. “Kur na jepen parashikimet e motit për situatat që temperaturat bien nën zero gradë, fillojmë të marrim masat paraprake për t’u mbrojtur”, thotë ai për A2 CNN. “Një nga këto fenomene është trajtimi i mollës 4-5 ditë para se të fillojë ulja e temperaturës, me stimulantë, në mënyrë që bima të krijojë rezitencë kundër ngricës. Masa të tjera janë edhe puna që kë bërë gjatë vitit të mëparshëm, si e ke trajtuar pemën”.

Shembulli i Likollarit tregon se vetëm dëshira për të kultivuar prodhime bujqësore nuk mjafton që të kesh sukses dhe të sigurosh të ardhura. Një fermer i kujdesshëm arrin t’i bëjë ballë edhe kapriçove të motit, mjafton të marrë informacionin e duhur. m.p.

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV