Masimiliano Allegri është zyrtarisht trajner i Milanit. Trajneri italian rikthehet te kuqezinjtë pas 11 vitesh.
Të gjithë e kanë pëlqyer këtë zgjedhje të Igli Tares, që mbylli bisedimet në kohë rekord. Vendosja e Allegrit në krye të Milanit tregon se drejtori sportiv po i qëndron besnik projektit.
Kuqezinjtë synonin vetëm trajner italian dhe u bë realitet me një ekspert të Seria A. Allegri e ka fituar gjashtë herë titullin kampion në Itali ku një prej tyre ishte me “Djallin”.
Let’s give a warm welcome to our new Head Coach, Massimiliano Allegri! 👏#SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) May 30, 2025
Kontrata e firmosur do i japë Allegrit 5 milionë euro plus bonuset, që pritet të shkojnë në 2 milionë euro. Firma është hedhur deri në vitin 2027 me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër./ D.C