“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

nga SPARTAK NGJELA – E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj – kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe ajo ka hyrë në një krizë të lidershipit të saj; të cilën e njeh shumë mirë studimi teorik i demokracisë perëndimore.

Partia Demokratike nuk ka një lider drejtues të saj, sepse kryetari i vet aktual, Sali Berisha; është i papranueshëm për politikën amerikane dhe evropiane: ai është person nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.

Dhe këtu, politikisht, merr fund gjithçka. Saliu po duket se qëndron me shpresën e gënjeshtrës që i thurin me rend të studiuar qarqe të ndryshme politike afër tij. Por duhet që gjithkush ta kuptojë se, një gjyq me akuzë penale në SPAK, është e pamundur të fitohet.

Na duhet të theksojmë si fakt se SPAK- u deri tani nuk ka filluar asnjë çështje penale; nese ai nuk ka pasur një akuzë të plotësuar juridikisht saktë, me anë të provave që i qëndrojnë të vërtetës.

Por ndërkohë… Na duhet të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet në Partinë Demokratike; sepse dobësimi i saj e ka dëmtuar shumë demokracinë në Shqipëri.

II.

Në historinë e demokracisë perëndimore, të gjitha partitë, të cilat nuk kanë respektuar vullnetin që u ka treguar elektorati i tyre në një betejën politike që kanë humbur – kanë shkuar drejt shpërbërjes së tyre të plotë. Dhe duhet theksuar se këto parti i ka çuar drejt kësaj rruge pushteti absolut i një lideri që ka qenë i mbërthyer në absolutizmin e tij irracional ose dhe absurd.

Por ka edhe një rregull të brendshëm në demokracinë perëndimore që thotë se: kur një parti që ka pretenduar të fitojë zgjedhjet dhe i ka humbur thellë ato; por më pas ka ndërruar lidershipin e partisë me një kryetar të ri dhe me një grup politikanësh elokuentë dhe me karizëm; është kthyer në pushtet edhe pas 15 ose 20 vitesh, e larguar prej tij.

Lexo edhe :  Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

III.

Ja, kjo është e vërteta e politikës moderne që quhet me një koncept: Demokraci.

Atëhere?

Nese e pranon dhe e zbaton edhe Partia Demokratike këte skemë, edhe politika shqiptare, në funksion të pushtetit politik, merr një ngjyrim të ri në konceptimin dhe në qeverisjen e vendit.

Por, të gjitha ato parti në Perëndim, të cilat gjatë demokracisë kanë qenë të pushtuara nga autoriteti arbitrar i një lideri absolut; por të papranueshëm për opinionin publik; e ardhmja e afërt këto parti politike i ka kaluar në shpërbërje.

Kjo ndodh sepse humbja e humbjes në vijim në zgjedhjet parlamentare, e sjell një parti politike në stadin që ajo të ketë nevojë të domosdoshme të rikrijojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, lidershipin e ri politik të saj. Kjo tashmë është aksiomë e filozofisë së politikës moderne në të gjithë demokracinë perëndimore.

Dhe kjo duhet të funksionojë edhe në Shqipëri, sepse ky është parimi i një doktrine polotike të provuar tashmë nga demokracia evropiane, shpesh e më shpesh, në historinë e demokracisë… m.p.

Të fundit

Mesazhi që Guido do donte të na linte!

Nga Xhensil Shkëmbi Sot, teksa përcollëm vëllain tonë në banesën e fundit, fotografin e talentuar dhe shpirtin e ndjeshëm që...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Lajme të tjera

Web TV