Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas nënshkrimit pak ditë më parë të një marrëveshje mes tre ministrive të linjës, duke filluar prej mëngjesit të kësaj të premteje, mjetet turistike dhe detare do të lejohen të vizitojnë ishullin e Sazanit. Ministria e mbrojtjes, ministria e turizmit dhe mjedisit si dhe ministria e infrastrukturës dhe energjisë kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe që lejon krahas anijeve turistike dhe ato detare ti afrohen Sazanit, edhe pushuesit, turistët të ndalojnë në të për ta vizituar.

Por sipas informacioneve të siguruara nga autoritetet portuale, nuk mund të vizitohet i gjithë ishulli i Sazanit, por zona të përcaktuara, të cilat për administratorët e mjeteve detare janë bërë të ditura, edhe nga eksperienca e viteve të kaluara.

Vizitat në ishullin e Sazanit do të lejohen deri më 30 shtator, pra duke filluar nga 30 maji deri në fund të shtatorit anijet turistike do të kenë mundësi të qëndrojnë në ishull dhe pushuesit të vizitojnë zonën ushtarake. Por ky afat mbetet ende i diskutueshëm pasi nëse do të ketë kërkesa mbetet e hapur mundësia që afati të shtuhet edhe përgjatë tetorit, duke ju përgjigjur interesit të pushuesve vendas dhe të huaj.Nuk mungojnë kërkesat edhe nga jahtet, mjetet e huaja detare.

Sipas informacioneve janë me dhjetëra anije turistike, skafe, gomone, që kanë marrë tashmë lejet vjetore për të kryer vizita në ishullin e Sazanit, vizita që lejohen vetëm përgjatë kësaj periudhe pasi më pas baza ushtarake e sigurisë së lartë qëndron e mbyllur për vizitorët.

Mjete detare këto që në nisje të udhëtimit të tyre për në Karaburun dhe Sazan duhet të njoftojnë më parë drejtorinë e kufirit dhe migracionit mbi nisjen e tyre duke dhënë informata për destinacionet që do të vizitojnë dhe mbi të gjitha për kapacitetin që kanë në bord. Vlen të theksojmë këtu faktin që kjo vlen vetëm për vizitat në ishullin e Sazanit pasi ato në gadishullin e Karaburunit, lejohen përgjatë gjithë vitit për anijet turistike dhe pushuesit vendas apo të huaj./E.T

Të fundit

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit,...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Lajme të tjera

Web TV