Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit në SHBA, së fundmi ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime në rrjet.
Ndërsa u pyet nga dy moderatorët e 7 pa 5 në Vizion Plus se “A vuajnë shqiptarët në Amerikë”, ajo habiti me përgjigjen e saj duke thënë se “po shqiptarët në SHBA qajnë tre herë në ditë”.
“Shyqyr që kemi dyshin dhe lahemi tre herë në ditë se vetëm atje mund të na lejohet të qajmë. Ne qajmë, ne vuajmë sepse nuk është e lehtë që të lësh vendin, ikim me atë dëshirën që të gjithë na thonë “o po sa mirë shpëtove”, por nuk është e lehtë.”
Për çfarë vuajnë shqiptarët?
Po vuajnë që në momentin e parë… Unë kur kam qenë në këtë kolltuk nuk i kuptoja për çfarë malli flasin këta. Shikon një amerikë që e ke parë në filma, dhe nëse nuk ke përkrahjen e duhur. Duhet të punosh shumë, të mendosh si amerikanët, ne shqiptarët jemi mësuar me një jetë tjetër.”
Gazetarja ka treguar më herët se ka ndërtuar jetën e saj në Filadelfia, si dhe momentin spontan kur vendosi të bënte një projekt televiziv të planifikuar për vetëm disa ditë, por që iu kthye në një vendim për të qëndruar. Vetëm një javë pas mbërritjes së saj, u njoh me dashurinë e jetës dhe u martua. m.p.