Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervis Iljazaj 

Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me kritika nga më të shumëllojshmet dhe nga më të pakuptimtat që mund të ekzistojnë. Fajin e rezultatit të keq ja hedhin pikërisht sistemit zgjedhor që aplikohet në Shqipëri. Dikush e akuzon se nuk përkthen votat siç duhet në mandate, dikush thotë  se në Vlorë  për shembull duhet një numër i caktuar votash për një mandat dhe diku tjetër një numër i ndryshëm.  Dikush tjetër thotë që favorizon partinë e parë, a thua se gara politike nuk bëhet pikërisht për të dalë parti e parë. Çdo sistem zgjedhor në botë favorizon partinë e parë. Madje ka nga ata me prim që partisë së parë i japin automatikisht 55 përqind të vendeve në parlament edhe pse rezultati në zgjedhje mund të jetë shumë herë më i  ulët për atë parti.

Me pak fjalë, sistemin proporcional rajonal shqiptar e akuzojnë si të padrejtë dhe jo demokratik. Në fakt, nuk ekziston një sistem zgjedhor i drejtë apo i padrejtë; në të kundërt nuk do të aplikohej. Të gjithë sistemet zgjedhore janë demokratike pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta në funksion të objektivave që kanë sistemet zgjedhore, që janë dy. E para, të garantojë përfaqësim sa më të mirë dhe e dyta, të garantojë qeveri dhe institucione të qëndrueshme. Nuk ekziston gjithashtu asnjë sistem zgjedhor në botë që kthen të gjitha votat në mandate dhe as një sistem zgjedhor që çdo mandat të fitohet me të njëjtin numër votash, ndoshta me përjashtim të sistemit zgjedhor proporcional kombëtar pa prag.

E pikërisht ky i fundit merret si shembull për t’u aplikuar në Shqipëri dhe shpeshherë përdoret Kosova në këtë rast. Kuptohet fare mirë se përse partitë e vogla e duan këtë sistem, sepse i mundëson atyre përfaqësim më të madh në parlament. Por nuk kuptohet se përse shumica e njerëzve publikë apo edhe politikanë të caktuar e marrin atë si shembull për t’u aplikuar në Shqipëri.

Lexo edhe :  38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

Pra, nga të gjitha vendet demokratike që ekzistojnë në Europë nuk kanë gjetur shembull tjetër përveç atij të Kosovës. Sepse një sistem i tillë , proporcional kombëtar, aplikohet pak ose aspak në vendet europiane. Vendet me demokraci të konsoliduar në Europë përdorin kryesisht sisteme zgjedhore mazhoritar, siç janë Franca ose Britania, proporcional rajonal ose sisteme mikse. Asnjë nga vendet demokratike të Europës nuk përdor sistem zgjedhor proporcional kombëtar për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse ky sistem fragmentizon sistemin politik në mënyrë të skajshme dhe sjellë paqëndrueshmëri qeverisëse dhe institucionale. Demokracia nuk është përfaqësim për hir të përfaqësimit por edhe qëndrueshmëri politiko-institucionale. Nuk mjafton të kesh  një sistem demokratik, por duhet një sistem demokratik që mund të qeveriset, në të kundërtën s’ka asnjë vlerë për shoqërinë dhe kthehet në një kosto.

Dhe shembulli i Kosovës në këtë rast është shembulli më i mirë që ilustron se si një sistem zgjedhor mund të sjellë paqëndrueshmëri politike dhe institucionale. Prandaj nuk është nga shembujt më të mirë për t’u marrë në konsideratë. Edhe për faktin se Kosova ka këtë sistem për arsye shtet-formuese.

Nëse duam me patjetër që të gjejmë një të keqe sistemit tonë është pikërisht fakti se deputetët nuk zgjidhen të gjithë me preferenca. Por edhe ky sistem, kështu siç është ka avantanzhet dhe disavantazhet e tij.

Prandaj diskutimet publike që bëhen mbi sistemit zgjedhor në Shqipëri janë të pabazuara në historinë dhe teoritë politike, por thjesht në interesa politike të vogla duke hedhur ide që s’kanë aspak lidhje me realitetin./E.T

Të fundit

‘Nena ime është komuniste dhe ulërinte kundër të pasurve’/ Rrëfimi i veçantë i De Rossit:

Daniele De Rossi flet për herë të parë pas shkarkimit të papritur nga Roma, duke zbuluar emocionet, zhgënjimet dhe planet...

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se...

Lajme të tjera

Web TV