Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin te Liverpool.

Bayern ishte gati të shpenzonte deri në 150 mln euro për yllin gjerman të Bayer Leverkusenit, por preferenca e tij në fund rezultoi skuadra angleze.

SZ raporton se thuajse gjithë stafi drejtues i klubit bavarez, trajneri Vincent Kompany, drejtori sportiv Max Eberl, drejtori i sporteve të klubit Christoph Freund dhe dyshja e përhershme Karl-Heinz Rummenigge e Uli Hoeneß u përpoqën ta bindnin mesfushorin ofensiv në një takim disaorësh në një hotel.

Ishte data 18 maj, kur Bayern hipotekoi titullin kampion, kur drejtuesit bavarezë biseduan me Wirtz. Trajneri Kompany u ul për një orë ballë përballë me Wirtz dhe i shpjegoi idetë e tij. Gjatë bisedës, Wirtz e pyeti se ku e shihte trajneri belg në formacion.

Kompany nuk i dha një përgjigje fikse. Duke qenë se te Bayern luan Jamal Musiala, Wirtz i kërkoi që të ishte ai trekuartisti i skuadrës, pra truri i ofensivës. Kompany nuk ia dha këtë garanci, ndryshe nga Liverpool. m.p.

Të fundit

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou,...

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij. DHAT rendit si shqetësime...

Lajme të tjera

Web TV