Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi.

Në finalen e sotme të Championsit, do të kemi përballë një skuadër tri herë kampione të Europës dhe tri herë nënkampione si zikaltërit, dhe një ekip që ka luajtur vetëm një herë në finale.

Mediat europiane e quajnë pikërisht ish-kampionen e Italisë si më të favorizuarën për të ngritur trofeun, ndonëse vendi ku luhet ndeshja sikur ka në vetvete një mallkim. Në Mynih janë zhvilluar më parë katër finale, tre prej të cilave në stadiumin e vjetër “Olimpiashtadion”, dhe një në “Alianc Arenë”.

Gjithmonë, kanë fituara ata që nuk kanë qenë favoritë. Në 1979, Notingem Forest edhe pse kampion i Anglisë nuk jepej superior ndaj kampiones së Suedisë, Malmo.

Anglezët fituan 1-0 falë golit të skocezit Xhon Robertson.

Në 1993, Olimpiku I Marsejës mundi në Mynih gjigandin italian dhe europian, Milan, me një gol nga Bazil Boli në fund të pjesës së parë, duke kurorëzuar ëndrrën që u shua në 1991 në finalen kundër Crvena Zvezdës.

Në 1997, Dortmundi shtangu një Juventus të madh, kampion në fuqi të kontinentit, duke e mundur 3-1 në “Olimpiashtadion”, falë rrjetave nga Karl-Hajnc Ridl dhe Lars Riken.

Një nga të papriturat më të mëdha ishte në 2012, kur Bajerni vendas priste të fitonte trofeun në prani të rreth 63 000 tifozëve.

U duk se kështu do të ndodhte pasi Tomas Myler shënoi për bavarezët në 83’, duke shpërblyer një epërsi thuajse totale ndaj Çelsit.

Fatkeqësia e pati emrin Didie Drogba, që barazoi në 88’, dhe pastaj shënoi 11-metërshin e fundit në serinë e penalltive që përfundoi 4-3 për Çelsin./e.t

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV