“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS dhe vetëm 50 për PD me aleatët.

“Para 5 muajsh Sali Berisha ishte i burgosur. Ilir Meta, i burgosur. Për 5 muaj, Sali Berisha rikthen shpresën, hyn më betejë dhe merr 4 rezoluta mbështetjeje ndaj PD nga ndërkombëtarët dhe partnerët, merr mbështetje nga SHBA, drejtojnë fushatën, bëri një fushatë të shkëlqyer qytetare, me platformë dhe program. Me programin më të mirë në 35 vite. Tani, kaq bën opozita! Në rast se ju mendoni se opozita duhet të kapë kallashin, këtu nuk kemi për ta bërë”, tha Noka në “Off the Record” .

Ka shumë demokratë që thonë se partive të tjera u kemi dhënë më shumë se sa u takonte. Por për Nokën, në një farsë kurrë nuk analizohen shifrat. “Farsa është farsë. Nëse do të analizoheshin zgjedhje të lira dhe demokratike dhe opozita do të merrte rezultat negativ, atëherë do të shihnim nga vetja dhe dot ë analizohej thellësisht çdo gjë. Në Shqipëri, kartelet bënë listën e kandidatëve dhe sot kanë 28 deputetë në Parlamentin e shtatorit aty brenda”, shtoi ai. /E.T

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV