SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim – Kreditit “FED invest” zhvilloi me sukses Asamblenë e Përgjithshme Vjetore.Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik i FED invest, ku anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar, një votë.Ky takim, i dymbëdhjeti në radhë, shënoi një tjetër gur themeli në historinë 33 vjecare te institucionit tone si kooperativa financiare më e madhe dhe me e konsoliduar ne vend, me mbi 97 mije anetare dhe me 58 dege te shtrira ne mbare vendin.
Kjo Asamble përmbylli takimet e Mbledhjeve të Përgjithshme Vjetore në të gjitha Njësitë Grup/Bazë, ku anëtarësia u njoh me aktivitetin dhe arritjet e vitit 2024, si dhe objektivat e vitit 2025.Delegatë nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të Njësive Bazë/Grup, u mblodhen ne kete forum për të reflektuar mbi rrugëtimin e vitit 2024, per te vleresuar arritjet, për të shkembyer pervojat dhe diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet, si dhe për të projektuar së bashku objektivat ambicioze të FED invest-it per vitin 2025. Në qendër të diskutimeve ishin ceshtje si: rritja e inovacionit dhe e zgjerimi i shërbimeve digjitale, marketingu efektiv, përfshirja financiare për të gjithë segmentet dhe fuqizimi i komuniteteve lokale.
“Asambleja jonë është më shumë se një mbledhje, është një manifestim i vlerave tona të përbashkëta, i besimit dhe bashkëpunimit që na ka sjellë deri këtu,” theksoi Kryetarja e Këshillit Drejtues, Zj. Zana Konini në fjalën e saj hapëse, duke falënderuar anëtarët, ekipin drejtues dhe partnerët për besimin e mbështetjen e pandërprerë.
Asambleja vleresoi lart punen e Komitetit te Kontrollit dhe Komiteteve “Anetari ne Qender”dhe “Ekipi i Opinionisteve”. Asambleja gjithashtu ritheksoi rolin kyç të Qendrës ABA si katalizator për ekspertizen, informacionin dhe njohurite agri dhe përfshirje të grupeve vulnerabël ne finance dhe ngritje kapacitetesh, si dhe rikonfirmoi angazhimin për të thelluar bashkëpunimet me partneret ndërkombëtare ne funksion te rritjes se kapaciteteve, diversifikimit te burimeve te financimit dhe aplikimit te praktikave moderne te bujqesise se qendrueshme dhe digjitalizimit, në shërbim të anëtarëve.
Në fund të punimeve, u miratuan vendime të rëndësishme sipas detyrimeve ligjore dhe statutore dhe u miratuan objektivat strategjike për të ardhmen e FED invest.
Vendimet e marra në këtë Asamble përcaktojnë qartë një drejtim të guximshëm përpara: zhvillim të qëndrueshëm, risi dhe zgjidhje teknolohjike dhe angazhim të pandalshëm për mirëqenien financiare të çdo anëtari të FED invest.
Të bashkuar për më shumë mundësi dhe financa sociale./kb

Të fundit

Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur...

E KRYER/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që...

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që kalojnë nga ekrani drejt e...

Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë...

Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhët dëshmia e banorëve

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga...

Lajme të tjera

Web TV