Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA SHPETIM LUKU – Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e saj të lirë, u gjenda në një bisedë me një mik e koleg, për të diskutuar mbi një ngjarje që në atë kohë dukej premtuese: fillimi i investimit të biznesmenëve në media.

“Nuk e vlerësoj si një zhvillim të mirë këtë futjen e biznesit në fushën e medias”, – i thashë.
“Aq më mirë për ne, – m’u përgjigj ai, – do hapen vende pune, do ketë më shumë hapësira për të shkruar.”

Por pikërisht aty e shihja unë rrezikun. Jo te punësimi, por te përmbajtja. Sepse sa më shumë të futen biznesmenë në media, jo si garantë të lirisë së shprehjes, por si përdorues të saj për interesa të tjera, aq më shumë zbehet dhe banalizohet vetë roli i gazetarit. Rreziku nuk ishte vetëm në financimin, por në filozofinë që do të fuste në rrjedhë: masivizimin e profesionit.

Gazetaria ishte një profesion elitë. Jo elitist në kuptimin snob, por elitë për nga thellësia, kultura, përgatitja, përgjegjësia. U bëhej vend mendjeve të mprehta, penave të kultivuara, shpirtit kritik e guximit për të ndriçuar të vërtetën. Sot, ajo ka përfunduar si një zanat që “mësohet” për një javë në YouTube, në një dhomë me mikrofon blu dhe ekran të gjelbër pas shpine.

Mediat që dikur formësonin mendimin publik, tani rrotullojnë lajmet rreth klikimeve. Gazetarët që dikur investigonin, sot shfrytëzojnë TikTok-un. Portale që hapen pa asnjë filtër etik apo profesional janë bërë norma. Podcastet janë bërë si kioskat dikur: kush ka një mendim dhe pak ego e hap një.
Kemi mbi 800 portale. Kemi qindra podcaste. Por a kemi më shumë gazetari? Apo thjesht më shumë zëra që flasin pa thelb, më shumë llafe që maskohen si lajme, më shumë individë që vetëquhen “gazetarë” pa kaluar asnjë udhë të profesionit?

Lexo edhe :  800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por…

Sot gazetar është gjithkush. Dhe pikërisht sepse është gjithkush, nuk është më askush në kuptimin e plotë të fjalës. U zhduk pesha e fjalës. U zhduk frika e gabimit. U zhduk përgjegjësia. Dhe kjo nuk ndodhi për faj të lexuesit apo shikuesit. Ndodhi sepse ne e lamë gazetarinë të bjerë në dorë të tregut dhe jo të parimeve.

Dikur gazetaria nderohej. Sot, në shumë raste, gazetaria tolerohet. Dhe kjo, për mua, është një nga humbjet më të mëdha që ka pësuar shoqëria jonë në këto tri dekada tranzicion.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV