Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë në karrierën e tij pasi PSG mposhti Interin 5-0 në finalen e së shtunës në Mynih.

Dembélé pati një paraqitje të gjithanshme në finale, duke dhënë dy asistime, një për Désiré Doué dhe një për Khvicha Kvaratskhelia. Kurorëzimi i Dembélé si lojtari më i mirë i sezonit në Champions League mund të jetë një hap drejt çmimit më prestigjoz individual në futbollin botëror: Topin e Artë.

UEFA ka publikuar edhe ekipin e sezonit në Champions League. Nga 11 lojtarët e zgjedhur, shtatë prej tyre (Gianluigi Donnarumma, Marquinhos, Achraf Hakimi, Nuno Mendes, Vitinha, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué) luajnë për PSG./ D.C.

Të fundit

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

Lajme të tjera

Web TV