“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim të frikshëm për vendin. Ai tha se mund të ketë përplasje të forta institucionale mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës.

“Në zgjedhjet e 11 majit dështuan të gjithë. Dështoi mazhoranca, dështoi e gjithë opozita. Këto zgjedhje nuk sollën as ndryshim dhe këto zgjedhje as do e përmirësojnë qeverisjen, por do ta përkeqësojnë akoma. Kjo lloj harbutërie, e cila vihet re edhe te deklarata e SHBA, kjo lloj arrogance, kjo lloj pangopshmërie, në kuptimin kushtetues, ekonomik, korruptiv, në marrëdhënie me krimin, këtë vend nuk do ta bëjë më të mirë, por më të keq sesa është.

Unë jam realist pasi kam parë ’97 dhe ’91, i kam parë të gjitha ngjarjet këto 34 vite. Unë i kam përjetuar në vet të parë gjërat.

Pavarësisht nga fasadat e Ramës, unë pres një vit shumë të vështirë për Shqipërinë. Unë mendoj se do të kemi përplasje të forta. Mos harroni një gjë, nëse u morën në gjykim Berisha dhe Meta, në PS do të ketë katrahurë në raport me drejtësinë.

Unë nuhas një përplasje shumë të fortë mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës. Kjo do ta fusë vendin në një krizë shumë të rëndë institucionale, pse jo dhe politike, por edhe sociale. Ajo që ndodhi me arrestimin e Veliajt dhe reagimi i qeverisë, i Bashkisë së Tiranës, në mënyrë të paprecedentë, ka qenë një tentativë për grusht shteti, ka mundësi të çojë në skena shumë më të rënda dhe shumë më problematike dhe në një përplasje institucionale që mund të cenojë mbase edhe rendin publik”, tha Kulluri. m.p.

Të fundit

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Lajme të tjera

Web TV