Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Forca zjarrfikëse dhe ato të pyjores me lopata e motosharra po presin pemë të hapin rrugë të kalojnë zjarrfikëset. m.p.