Aktrojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Takova Hasanin. O Hasan, i thashë, si ke qënë me shëndet o burridheut, gruan, kalamajtë, farefisin, miqtë, mirë i ke pasur ? Mirë, tha Hasani, mirë i kam pasur. Po ja, me halle. Duke filluar nga bota në prag shkatërrimi me akullnaja që shkrihen dhe tempreratura që ngrihen. Pastaj me Shqipërinë që më është mërzit në kulm si është katandisur dhe çthurur për ibret. Papunësi, krim, pasiguri, fukarallëk gjithandej. Asnjë progres, asnjë shpresë. Sidomos për brezat e rinj që po rriten të çthuruar, të paditur, të paedukuar, pa sjellje normale në familje, në shoqëri. Nuk e di si do i vejë halli vendit tim. Me këto çmime pas pak do vdesim urie. Sa më tepër të punosh, aq më pak paguhesh. Të jesh budalla, të ngrenë në detyrë, të nderojnë, të përulen. Të jeshë i squt s’dunë me të pa me sy, të hapin nam të keq, të shpifin, të intrigojnë Sa më i ndershëm të jesh, aq më pisk i ke punët. Sa më hajdut të jesh, aq më kollaj i zgjidh hallet, problemet. Ke të drejtë që duke më dëgjuar çfarë po them po habitesh, po skuqesh, po zverdhesh e po nxihesh, një fytyrë të vjen, tjetra të shkon. S’je mësu me më dëgju të flas në këtë mënyrë, kaq mohuese, kaq pesimiste, kaq negativiste, kaq të zezë. Qetsohu-qetsohu. S’ka vend për shumë shqetsim. Madje s’ka vend për asnjë shqetsim. Ka ca kohë, për të qënë në ekuilibër me veten dhe të tjerët, pra për të mos luajtur mendsh, duke dëgjuar ç’bëhet rretheqark, arrita në përfundimin se që të kuptoj si bota dhe jeta funksionojnë, duhet t’i njoh sa më mirë, sa më thellë. Sekreti i këtij kuptimi është të mos shpreh kurrë atë që më zjen në tru, atë që më lëvrin në gjoks, por vetëm të kundërtën e asaj që ndjej, shikoj, dëgjoj, prek. E bardha duhet bërë e zezë, e zeza e bardhë, e kështu me rradhë me të gjitha ngjyrat dhe ngjarjet. Pra, e kundërta e atyre që të thashë është e vërtetë. Kot u mërzite. Nuk kam ndryshuar aspak. Jam ai që gjithmonë kam qënë. S’besoj se një mënyrë e kundërt të foluri i sjell ndonjë dëm. Përkundrazi, sjell çlirim të brendshëm, individit dhe shoqërisë. Ore kam shpëtuar, po të them. Po më vete mbarë çdo gjë. Desh u çmenda kur thoja atë që mendoja. Tani që aktroj ndjehem i qetë. Aktrimi kishte qënë zgjidhja.

Nga Hasani vajta te Hyseni.

Hyseni më priti shendeverë. E pyeta si i kishte punët, hallet etj. Më mirë dhe më bukur as në Parajsë nuk është e mundur, tha Hyseni. Shkrirja e Poleve, Inteligjenca artificiale, fundi i botës, janë llafe pazari. Asgjë e keqe nuk po ndodh. Bota nuk është euklidiane, newtoniane, ajnshtajniane, darviniane. Bota është bota. Vend qefi. Ha e pi, vishu e mbathu, dashuro e dashurohu. S’kemi qënë kurrë më të pasur dhe më të lumtur se sot. Shqipëria ka hedhur festen mbi sy. U lodh ca, por më së fundi ja mori dorën kompeticionit, Kapitalizmit. Kombinatet, fabrikat, metalurgjitë, hekurishtat, ishin kot. Turizmi or’ ta marrsha, turizmi do na nxjerri në selamet. Sapo ka nisur. Merre me ment kur të kemi hyrë mirë në shina. Ultësira perëndimore, pothuaj gjysma e sipërfaqes me mbi 80 përqind të popullsisë ka tejkaluar ekonomikisht rajonin. Vetëm vila, serra, hotele, restorante, plazhe, ullishta, vreshta, rrugë të asfaltuara. Rendi si kurrkund në Europë. Anglezë, amerikanë, italianë, zvicerianë, hispanikë, nordikë, mahniten me gjithë këtë qetësi, gjithkëtë siguri kur shohin se edhe kalamajtë mund të marrin taksi ditën dhe natën të ikin e vinë kur të duan, e asgjë s’i gjen. S’bëhet fjalë të vjedhin celularin. Vjedhja e xhepave që bën kërrdinë nëpër botë, këtu është harruar, i përket historisë, ka shekuj që s’ndodh. Mishin, pilafin, tavën e dhesë, sallatrat, ëmbëlsirat, që ha nëpër restorantet tona s’i harron sa të jesh gjallë. S’ka më fukarallëk këtu. Ha e pi sa të pëlcasësh. Vishu e mbathu si ta kesh qefin. Udhëto ku të dojë Noci (Rroku). Po të duash, punon nga pak. Por edhe po s’punove, jeton për bukuri me thërrime. Po i rrudhos turiçkat. Ndoshta dhe po trembesh. Të kuptoj. Eja në vete. Mos i merr aq seriozisht këto që po të them. Janë e kundërta e atyre që mendoj. Nuk po rrej. Po aktroj. Është aktrim, është vlerë e Njerëzimit, diçka që ekziston përtej meje dhe teje. Si i tillë, s’ka rëndësi nëse aktrimi im të pëlqen apo s’të pëlqen, e aprovon apo s’e aprovon, të bën për të qarë apo për të vjellë. E kundërta e asaj që mendoj tashmë është Modë e këndëshme, e lezeçme, zbavitëse. Po të thosha ato që ndjej, do ishte e vrazhdë, e mërzitëshme, e lodhëshme, për mua dhe ata që më dëgjojnë. Thënia e të kundërtës së asaj që mendoj pa i prishur kuj’ punë, është variacionale për mua dhe për gjithkend. Rrofshin aktorët, aktrimi, teatraliteti. Rroftë Shqipëria plot me hasanër dhe hysenër që nuk ndjejnë, nuk flasin, nuk mendojnë, por aktrojnë. Do e provosh zotrote atë modë?

Lexo edhe :  Politika e SPAK-ut, të qëndrojë larg politikës!

-Kurrë./kb

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV