“Gjyqtarja Elsa Ulliri të largohet vetë, SPAK të provojë konfliktin e interesit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të partisë demokratike.

Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi.

Juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se Erion Bani është nxitur me këtë qëndrim dhe sipas saj ai nuk duhet të bëjë avokatin e zonjës Elsa Ulliri.

“Mendoj se Bani është nxituar, nuk e jep ai vendimi që ka konflikt interesi apo jo. Është një trup gjykues i dytë, në rast se ka një kërkese nga SPAK, që mund të këtë konflikt interesi dhe çon provat e tij, unë mendoj se patjetër që ajo gjë hyn në shqyrtim.

Nuk mund të flas zoti Bani apriori, dhe nuk ka të drejtë të paragjykojë apo të flasë si avokat i zonjës Ulliri.

Në raste se SPAK se është interesuar realisht që të bëhet një gjykim themeli, jam e bindur se po të kërkojë, i gjen provat për të provuar që ka konflikt interesi në këtë histori. Ne e dimë shumë mirë që familja Ulliri që është krahu i Berishës në Nikël-Tapizë në Fushë Krujë.

Ne dimë se edhe zonja Andia Ulliri, deputete e Kuvendit, hyn te grupi i besnikëve dhe sherrxhinjve të Berishës në Parlament.

Dimë që edhe familja e saj e gjerë kanë qenë anëtarë të PD, njerëz që i kanë ofruar vota.

Nuk është e vështirë që SPAK të provojë hyrje-daljet që ka bërë Berisha në shtëpitë tyre. Vetë zonja gjyqtare të bëjë një reflektim.

Lexo edhe :  Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Do ishte mirë që të tërhiqej vetë se sa të merrte mbi kurriz një histori të tillë”, tha ajo. m.p.

Të fundit

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

E vërteta është se s’ka nevojë për psikolog – mjafton të shohim çfarë porosit dikush në takimin e parë,...

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara. Së fundmi, një mesazh...

Berisha, drejton akoma nga ballkoni

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepteintervista dhe drejtonte fizikisht  fushatën  elektorale , do të thosha se ai, e...

“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me...

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur...

Lajme të tjera

Web TV