Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të disa prej studiove më prestigjioze si HBO, warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal zhvilluan një tur disaditor në qytete të ndryshme të vendit për të eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. Gjatë këtij turi, producentë dhe vendimmarrës të industrisë filmike u njohën nga afër me bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe vendet që mund të shërbejnë si sfond ideal për projekte filmike me përmasa ndërkombëtare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale foto të këtij turi, ndërsa shkruan Hollyeood erdhi në Shqipëri! “Fotoalbum nga një javë që ngjante me një film: producentët më të mëdhenj të industrisë globale të filmit- nga Warner Bros, Amazon Studios, HBO, Disney, Paramount dhe NBCUniversal -vizituan Shqipërinë në kuadër të FamTourAlbania, për të zbuluar nga afër një vend ku natyra, historia dhe kultura krijojnë skenën ideale për industrinë e filmit!  Nga Kalaja e Gjirokastrës, te mrekullitë e Parkut Kombëtar të Butrintit, nga Porto Palermo që të pret mes detit dhe legjendës, te pasuria e Muzeut Onufri dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Berat,  deri te ritmi dhe energjia e Tiranës moderne çdo ndalesë ishte një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm filmik që ofron Shqipëria”, shprehet ministri Gonxhja.

Më tej ministri i MEKI-t thotë se ky ishte më shumë se sa një tur: ishte një prezantim i gjallë për një vend ku peizazhi është skenografi natyral, arkitektura është histori që flet, dhe shpirti vendas është mikpritje dhe pasion për krijimtarinë. “Kamera e tyre e pa me sy, ne e kemi ndjerë gjithmonë: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore!”, shprehet Gonxhja. Në një takim të mbajtur më parë në Tiranë me përfaqësuesit e këtyre kompanive, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe konkurrues për industrinë kreative./kb

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV