Teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Loredana Brati, zbuloi se ishte e martuar ‘de jure’. Edhe pse ishte ndarë nga ish-partneri, ky i fundit nuk i kishte dhënë divorcin. Ish-banorja e BBV zbuloi në “Goca dhe Gra” se është zyrtarisht beqare. Loredana tregoi se ka përfunduar martesa që kishte zgjatur disa vite, raport i krijuar për letrat italiane.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, ka pohuar Loredana me sinqeritet.
Ndërkohë fansat e saj janë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me raportin e saj me këngëtarin, Jozefin Marku./E.Ç