Pse PD, nuk rikthehet kurrë atje ku ishte ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Të gjithë e kujtojmë PD-në e dikurshme. Atë PD të viteve të qeverisjes Nano, kur mbushte sheshet, bulevardet, kur bllokonte kryqezimet dhe akset rrugore. Ishte koha ë saj. Ishte koha ë idealistëve akoma. Ishte koha ë atyre që ë besonin pa kufi Berishën, dhe derdheshin nga auditoret drejt shesheve. Ishte koha kur intelektualët, akoma nuk kishin pësuar zhgënjimin ë jetës. Afroheshin, vinin tek oborri PD-së, dhe mendonin dhe besonin se “duke u bërë pjesë aktive ë asaj partie, do të stabilizonin dhe çimentonin demokracinë dhe lirinë”. Paskan qenë naivë. Paskan besuar gjëra dhe imagjinata të pakufijshme. Por ja që vitet kaluan, dhe sot PD-ja ë dikurshme ka mbetur vetëm në arkiva fotosh, dokumentaresh, dhe memorjen ë atyre që ë besuan. PD-ja sot, është ë shkretuar, e  zbrazur, dhe kjo natyrisht nuk është gjë ë bukur, as normale. Asaj partie i mungojnë idealistët, progresistët, elita intelektuale, asaj partie i mungojnë njerëzit që ngjallnin dikur besimin, frymëzimin për të shkuar përpara. Kjo për faktin sepse atje nuk ka mbetur askush. Atje ka mbetur “hirra”, dhe ka ikur ajka. Pse ka ikur ? Askush nuk iku vetë. Gjithkush u ndikua nga veprimet dhe terreni mbytës, që nisi të ekzistonte në zyrat, korridoret, mbledhjet ë kryesisë, Këshillit Kombetar, duke agravuar deri tek dhuna dhe presionet ndaj atyre që ishin më lart se pjesa mediokre, që thërriste “Berisha-Berisha”. Brënda asaj partie nuk mund të vegjetosh i lirë. Je i kushtëzuar ti bindesh liderit suprem, (ndoshta ashtu ndodh edhe tek PS), dhe nuk ke liri dhe demokraci fjale dhe veprimi. Ë kunderta ndodh tek PS-ja ë Edi Ramës, ë cila emancipimin ë ka nisur dhe vazhdon ta thellojë nga qendra deri në bazë. Tek PD-ja e Berishës, as mendohet  se, mund të vijnë të rinj, elita, njerëz të shkolluar jashtë dhe brënda vendit. Dhe kjo është fatkeqesia ë asaj partie. Sapo bëhet gati dikush ti qaset asaj selie, dhe beson akoma se “do ta gjej vehten brënda saj”, nis zhgënjimi, intimidimi, përbuzja hamendësimi për ngjitje në karrierë politike. Dhe gjithçka përmbyset kur e denigrojnë, duke i kujtuar origjinën ose diçka tjetër që lidhet me krahinën ë tij. Në PD, ndarja krahinore mbetet tipar kryesor i mbijetesës së ndonjë personi që ë gënjen mëndja se “edhe mund të garojë për tu bërë kryetar partie pas Berishës”. Jooo, Berisha dhe vetëm ai do të mbetet edhe për 10 vitet ë tjera në kryetar në atë parti. Dhe pastaj thonë “nuk po mbushim dot sheshet, bulevardin, oborrin ë partisë”. Natyrisht sheshet dhe oborri nuk mbushet me veprime dhe sjellje brutale ndaj atyre që duan dhe aspirojnë të bëhen dikushi në PD. Nuk mund të ecet më, me mentalitetin provincialist “nuk je nga Veriu, nuk je për ne”. Ndarja krahinore që persona të veçantë i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë asaj partie, kanë sjellë dëme të pallogaritshme për fatin  dhe suksesin e saj elektoral. Edhe humbja e fundit në 11 Maj, veç të tjerave kishte shkak edhe ndarjen krahinore, të cilës i pari që i mëshoi fort gjatë fushatës ishte vetë Berisha. Këto dhe dhjetra arsye të tjera, janë shkaqet kryesore, që PD nuk rikthehet më kurrë atje  ku ishte.

Të fundit

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV