Shefi i Krimeve të Shkodrës, largohet nga radhët e Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saimir Rrustemi, një nga efektivët më të përgatitur të Policisë së Qarkut Shkodër, është larguar nga detyra për të nisur një rrugëtim të ri. Ai është emëruar nga kryebashkiaku socialist Benet Beci në krye të Policisë Bashkiake në kryeqendrën e veriut.

Është vetë Beci ai që jep lajmin për prezantimin e Saimir Rrustemit me strukturat që tashmë do të ketë në varësi, si dhe falenderon ish-drejtuesin Elton Myrtaj për punën e bërë deri më sot.

“Me Saimir Rrustemin, nga sot nisim një rrugëtim të ri për Policinë Bashkiake. Para strukturave të policisë bëmë prezantimin e titullarit të ri dhe falënderuam Elton Myrtajn, i cili do të jetë sërish pjesë e ekipit tonë dhe që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër.

Jam i sigurt se eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën”, shkruan kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci, teksa ndan pamje nga prezantimi i Rrustemit me strukturat e Policisë Bashkiake.

Kryekomisar Saimir Rrustemi ka shërbyer për shumë vite si shef i Rendit dhe Krimeve në kryeqendrën e veriut dhe dallohet për përgatitjen e lartë profesionale, operacionet e suksesshme në disa zona të qarkut dhe aftësitë e mira bashkëpunuesëe me mediat e qytetarët.

Në vitin 2022, ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës bashkë me disa kolegë të tjerë për rikonstruksionin e një Komisariati në Malësinë e Madhe, por u lirua pas disa javësh dhe u shpall më vonë i pafajshëm.

Qytetarët shkodranë u ngritën në protestë për arrestimin e padrejtë të tij, ndërsa menjëherë pasi fitoi pafajësinë, ai u emërua sërish si shef i Rendit në Shkodër, duke zëvendësuar në këtë post, Genc Reçin, të cilit ju besua atëkohë posti i shefit të Stërvitjes në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër./e.t

Të fundit

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Lajme të tjera

Web TV