Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza që rëndojnë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa, për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një banesë në Ascot Park të Australisë, Këtë herë përmes një video në Instagram Elvis Pupa, teksa bën një monolog për perfeksionizmin dhe paragjykimet e shoqërisë, thotë se nuk i intereson mendimi i askujt për jetën e tij personale.

“Bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak”, thotë ndër të tjera Elvis Pupa.

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80…Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi…. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth.

Lexo edhe :  Itali, shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë. Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta.

Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”/kb

Të fundit

Kur drita nuk mjafton

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet...

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Avokatët kërkuan ndryshimin e...

Programi bërthamor i Iranit, ja historiku

Përgatiti: Leonard Veizi Programi bërthamor i Iranit që nga fillimet e tij ka qenë ndër çështjet më të ndjeshme dhe kontroverse të gjeopolitikës ndërkombëtare. Rrënjët...

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Terhan?

  Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan. Janë aq...

Whatsapp vendos tarifa! Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues....

Lajme të tjera

Web TV