Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në kryeqytet. Vetëm në 2 muajt e fundit janë të listuara gati 300 vende pune për kamarierë dhe banakierë në agjencitë e punësimit.

“Më shumë se baret dhe restorantet në Tiranë që normalisht u bie pak fluksi i njerëzve ose klientëve gjatë verës, kur gjithçka spostohet në bregdet, e vuajnë dhe njësitë në bregdet, të cilat po fillojnë t’i kompensojnë me njerëz që i marrin nga jashtë,” – shprehet ekspertja për punësimin Flora Xhamani Baba, transmeton Skan tv.

Rritja e ofertave sezonale, pagat e larta që arrijnë deri në 1.200 euro për kamarier në bregdet dhe puna joformale që shpesh ofrohet pa kontratë, janë faktorë që nxisin këtë zhvendosje masive.

“E lënë dhe punën në mes të sezonit, sepse dikush nuk e bën dot, dikush mendon që gjen një pagë më të mirë, qoftë edhe 100 mijë lekë të vjetra diku tjetër. Dhe kjo ndodh pasi tregu i punës nuk është i rregulluar,” – tregon ndër të tjera ekspertja.

Numri i bareve dhe restoranteve në kryeqytet është mesatarisht gati 67 për 10 mijë banorë, duke qenë ndër qytetet me treguesin më të lartë në Europë, çka do e vuajë gjetjen e punonjësve këtë sezon veror./e.t

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV