Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë fëmijë përfunduan në spital pasi notuan në një pishinë në periferi të kryeqytetit italian. Ngjarja ndodhi në lagjen Borghesiana të Romës, pas rrjedhjes së klori në pishinën e një klubi privat. Mediat italiane bëjnë të ditur se një nga të miturit është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në terapi intensive. Alarmi u dha nga  njëri prej prindërve. Fëmijët u ndjenë keq pasi notuan në pishinën e një qendre sportive në rrugën Capanna Murata.

Produktet kimike që përdoren normalisht për dezinfektimin e ujit të pishinave, siç janë hipokloriti i natriumit dhe kalciumit, acidi sulfurik, acidi trikloroizocianurik “klasifikohen si të rrezikshme sepse janë kryesisht gërryese”. Kjo u shpjegua nga presidenti i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë Mjedisore (Sima), Alessandro Miani, duke e përcaktuar episodin e pishinës në zonën Borghesiana si “vetëm episodin më të fundit në një seri të gjatë që ngre shqetësime në rritje në lidhje me çështjen e sigurisë në pishinat italiane”.

Duke paralajmëruar për përdorimin e produkteve kimike të përdorura për dezinfektimin e ujit, Miani shtoi: “Nëse hipokloritet dhe klorizocianuratet bien në kontakt me rregullatorët e aciditetit (acid sulfurik, acid klorhidrik, etj.), ato mund të lëshojnë klor të gaztë, një gaz toksik kur thithet që është përgjegjës për helmime akute, madje edhe shumë serioze. Pak njerëz e dinë se substanca shumë të zakonshme si klori dhe amoniaku shkaktojnë djegie serioze në hundë, fyt, sy, trake dhe rrugët e frymëmarrjes tek njerëzit edhe vetëm pak minuta pas ekspozimit, dhe shpesh shkaktojnë kollë dhe nxjerrje gjaku me pështymë, si dhe të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje”.

Helmimi kronik nga klori mund të çojë gjithashtu në probleme të tilla si “konjuktiviti, bronkiti kronik, çrregullime neuropsikiatrike, dështimi i veshkave. Në rastin e ekspozimit të zgjatur dhe masiv, mund të ndodhin komplikime më serioze, të tilla si lezione të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksione të mushkërive”.

Lexo edhe :  ‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Së fundmi, Miani kujtoi se “subjektet më të rrezikuara janë punëtorët e përfshirë në prodhimin e insekticideve, dezinfektantëve, metalurgjisë dhe ata që operojnë në fushën e pastrimit të ujit”./E.T

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV