Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Koncerti dedikuar fëmijëve, “Zërat e qershorit” si dhe “Përtej kufijve” i sopranos Ana Naqe, ishin të parët në listën e gjatë të aktiviteteve të këtij muaji.

Përveç muzikës klasike, publiku i kryeqyteti do të mund të shijojë koncertin “Zare” të Ansamblit Popullor, një etno musical që do të vijë më 10 qershor.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm për t’u shënuar është ai i datës 12 qershor, kur për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, soprano Marigona Qerkezi.

TKOBAP premton një koncert gala të jashtëzakonshëm që do të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka ngritur në këmbë publikun ndërkombëtar në skena prestigjioze nëpër botë.

Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga Puccini, Verdi, F. Cilea, Dvořák, Bernstein, Lara si dhe nga kompozitorët shqiptarë Feim Ibrahimi dhe Avni Mula./e.t

Të fundit

1980 – Tragjedia e Ustikës me 81 të vrarë: rrëzimi dhe misteri i Itavia Flight 870

Më 27 qershor 1980, avioni civil Itavia Flight 870, një DC-9 që po udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos, u...

Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë mbeten kryesisht...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Lajme të tjera

Web TV