Doktori i ri i Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Vitjon Nina

Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e lidhur me figurën e një doktori, pas dështimeve që e kanë prirë me drejtues të profilit juridik, apo edhe me nevojën për të rikthyer në urgjencë mjekun e parë të lidershipit demokrat ndër vite.

E plagosur sot, shpresa për të ngjallur PD-në duket e vakët, me aksione të dobëta paszgjedhore, me retorika të vjetërsuara e me një besueshmëri të cenuar nën siglën “PD-ja e Sali Berishës”.

Të mos ishte për një tjetër doktor në skemën e madhe demokrate, ndoshta do të ishim duke folur për një vdekje klinike që i gjen të djathtët shqiptarë pas humbjes dërrmuese të tyre më 11 maj.

Ilir Alimehmeti, nuk ndan vetëm titullin profesional me Berishën, por duket edhe ambicien dhe guximin politik që jo shumëkush e ka për Selinë blu, mes nënshtrimit për një pozitë të favorshme dhe strukjes për ikje nga përgjegjësitë.

Alimehmeti, i mbështetur nga një kredo e tija bazuar në shifra konkrete, i ka hedhur dorashkën e duelit doktorit të parë, i cili me qetësi dhe pa bërë shumë zhurmë, kërkoi ta sprapste prej pretendimeve që ka ngritur, lidhur me korrektësinë e votave preferenciale në Tiranë.

Me çuarjen e çështjes në Kolegjin Zgjedhor, në kundërshtim të hapur me retorikën publike të Berishës lidhur me kandidatët që kanë pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, Alimehmeti ka kryer aktin e vetëm të pastër politik të PD-së, që prej kurse Berisha është kthyer në krye.

Ai me shkresën juridike dërguar Kolegjit, teknikisht ka thënë: Unë jam këtu për të qëndruar dhe betejën elektorale, do ta shihni tani!

Lexo edhe :  Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

Krisma e paralajmëruar e listës së çoroditur që Berisha propozoi për Tiranës, po dëgjohet tani me doktorin e ri që mënjanë ka lënë stetoskopin dhe në dorë ka marrë tejçimin e tij ideologjik të asaj çfarë mendon se një Parti Demokratike e re duhet të jetë.

Ai nuk e kundërshton publikisht Berishën, nuk e ofendon në studio televizive, nuk e përçmon për kontributin e thuajse 35 vjetëve brenda të djathtës.

Ai megjithatë edhe thuajse asnjëherë nuk shfaqet publikisht me Berishën në krah, tubimeve politike në tribuna kryesore u qëndron larg dhe si kryefjalë të ekspozesë së vet vendos komunikimin me qytetarët në terrenin real të përditshmërisë shqiptare.

E thotë hapur atë çfarë edhe Jorida Tabaku ia përshkroi me vota Berishës.

Faktin se ndoshta, in extremis, të djathtët shqiptarë do ta gjejnë frymën për të tejkaluar plagët e mëdha që i kanë përshkruar në 12 vite opozite sfilitëse dhe shkatërruese…edhe nëse për këtë, do t’i duhet një doktor i ri.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV