Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në botën plot ‘meme’ të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i cili duket si një kukull që kurdiset dhe fiket sipas stinës. Ish-kreu i PD shfaqet në skenë vetëm në momentet që i përshtaten, ndërsa për pjesën tjetër të kohës zhduket si me magji, duke lënë pas vetëm një boshllëk të thellë. Kjo strategji e re politike “part-time” duket se po i jep frymë edhe më shumë mister asaj që vetëquhet opozitë euroatlantike.

Portali VNA sot publikoi një lajm, sipas të cilit Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, i përdorur si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit, ka mbyllur zyrat. Madje, u vu re se Basha, që pas 11 majit është zhdukur në rrjetet sociale, qoftë edhe për të bërë një postim falenderues për 20 mijë votat që mori partia e tij pranverore.

Në ambientet në rrugën “Donika Kastrioti” ka mbetur vetëm tabela me emrin e partisë Koalicioni Euroatlantik, ndërsa zyrat janë boshatisur dhe i janë dorëzuar pronarit, shkroi VNA. I menjëhershëm qe reagimi i partisë së Lulit, ku saktësohej se thjesht po ndryshohen ambientet e zyrave. Pra, lajmi zgjoi Lulin nga gjumi.

Në verë, kur dielli nxeh fort, Luli duket se vendos të pushojë nga politika, ndoshta për të mos djegur vetveten në skenën e përditshme. Por kur vjen dimri i ftohtë, ai rikthehet me të gjithë fuqinë e një kukulle të rinovuar, gati për të marrë një tjetër rol në dramën politike. Po të ishte diçka më shumë se një shfaqje sezonale, njerëzit do të prisnin me padurim çdo paraqitje të tij, por në realitet duket se ai është më shumë një ndërprerës sesa një protagonist.

Lexo edhe :  Muhamed Ali – Kampioni i boksit, që u kthye në ndërgjegjjen e një epoke

Një politikan që shfaqet dhe zhduket sipas stinës është më shumë një maskë se sa një lider i përkushtuar. Edhe vitin e kaluar, Luli herë zhdukej, herë shfaqej në media si fitimtar i vetëdeklaruar i betejave të humbura. Kjo gjendje i jep mundësinë Lulit të mos marrë përgjegjësi të vazhdueshme dhe të shmangë debatet e forta. Ndërkohë, qytetarët presin diçka më të qëndrueshme, por duket se për Lulin kjo është thjesht një rrugë e shpejtë drejt anonimatit politik.

Me këtë stil “part-time” dhe këtë lloj kurdisjeje sezonale, ai na rikujton librin e tij të famshëm për të cilin thuhet se as që e ka shkruar vetë, me titull “Misioni im”. Cili është misioni i Lulit? Ai e di. Mbetet mister. m.p.

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV