Paralajmëroi luftë në PD/Gjokutaj: Berisha e nxori nga koma PD-në, s’ka arsye të largohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar statusin e pak ditëve më parë, ku paralajmëronte se disa deputetë të PD po tentojnë të rrëzojnë Berishën. Ai ka deklaroi se ishte Sali Berisha ai që e nxori Partinë Demokratike nga koma artificiale në të cilën ndodhej. I ftuar në një emision, sipas tij, kjo gjendje nuk ishte rezultat i një procesi të natyrshëm, por i një “sindrome” të induktuar dhe projektuar nga pushteti aktual.

Gjokutaj theksoi se pushteti në fuqi nuk njeh garën demokratike, ndaj dhe ka nevojë të blejë vota. Ai tha se një qeveri që respekton garën dhe ofron zgjidhje për qytetarët, e merr votën aty ku është dhe e përfton vullnetin e zgjedhësit pa pasur nevojë për manipulime.

“Zoti Berisha e nxori nga koma artificiale PD-në, sepse ajo nuk qe në koma për shkak të një sindrome që kishte Partia Demokratike, dhe kjo koma është induktuar, është projektuar nga pushteti i cili nuk njeh garën.

Sepse një pushtet që njeh garën e ndershme, një opozitë i cili elaboron alternativa, zgjidhje, projekte, për mbarimin e halleve të njerëzve, nuk ka nevojë të blejë vota, ai e merr votën aty ku është. Pra e përfton vullnetin e zgjedhësit. Në të kundërt, kjo bandë, se se këta janë bandë, po rezultojnë bandë, kjo bandë vetëm blen, vetëm intimidon, nëpërmjet krimit, nëpërmjet parasë, nëpërmjet të gjithave.

Dhe çfarë kam thënë unë, zoti Berisha e nxori nga koma artificiale, nga kjo komë, që donin… Është shumë e rrezikshme në një vend evropian siç jemi ne, pas 2020, ka nisur që në 2013 projekti se nuk bëhen më ditë këto punë, të atrofizosh opozitën. Se ka opozitë edhe në Rusi, edhe në Turqi, edhe në Serbi, se në këtë formë po shkojmë, ky projeksion është, pra ti fol, ti thuaj llafet, dhe je në rregull. Kjo luftë është shpallur me këtë bandë dhe me të gjithë njerëzit të cilët janë blerë dikur ose janë në negociata, në pazar për t’u blerë”, tha ai./kb

Lexo edhe :  Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV