Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit.Ai tha se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme.
Sula i bëri thirrje Sali Berishen, që të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë shpëtimit të PD: “Do i bëja thirrje këtu nga Kuvendi, nëse të dhimbset ende kjo krijese që ndërtove vetë, tërhiqu dhe lërë garën e lirë dhe të barabartë. Ki besim tek demokratët, jo sic bërë në 2013 që ja dhe beniaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike te Sokol Olldashit. Është momenti që të shijosh me familjen, nipër e mbesa këtë energji që të ka dhënë zot dhe hapi rrugë shpëtimit të PD”/Kb