Kishte shtëpi bari në Angli, i sekuestrohen 500 mijë euro në Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasuria që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të bimëve narkotike me llamba në Mbretërinë e Bashkuar, i është sekuestruar një personi, të identifikuar si Bujar Lleshi në Tiranë.

Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 500.000 euro, ndërsa pronari i tyre rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar.

“Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë: 1 objekt banimi; 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”; 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve”, informon policia.

Sekuestro u vendos pas hetimeve në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. m.p.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV