Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ERVIS ILJAZAJ – Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij. Sipas llogarive kjo datë është data 8 korrik. Kështu që, deri më datë 8 korrik Kuvendi i Shqipërisë mund të aprovojë ligje dhe të kryejë çdo funksion që i takon sipas Kushtetutës. Pas kësaj periudhe, e deri në kostituimin e Kuvendit të ri, një i tillë mund të mblidhet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Edhe pustheti ekzekutiv kalon në një fazë tranzitore, dhe pushteti i tij reduktohet ndjeshëm dhe bën vetëm administrimin e punëve të zakonshme për një shoqëri.

Këtë periudhë tranzitore, si për Kuvendin, si për qeverinë e kanë parashikuar shumë kushtetuta të vendeve europiane që kanë një formë qeverisëse parlamentare si Shqipëria. Logjika e kësaj norme është fakti se presupozohet që përpara dy muajve janë organizuar zgjedhjet parlamentare të radhës, dhe duke qenë kështu, deputetët e legjislatuarës së vjetër nuk kanë më legjitimitet politik për të aprovuar ligje apo për të kryer funksionin e tyre sepse qytetarët kanë votuar dhe kanë zgjedhur përfaqësuesit e rinj. Prandaj, Kuvendi në periudhën dy mujore mund të mblidhet vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Madje, ka vende të caktuara që këtë periudhë e kanë edhe më shumë se dy muaj për t’i lënë hapësirë shtetit të organizojë zgjedhjet dhe të përgatitet për legjislaturën e re. Në shumicën e rasteve, ose ndoshta në të gjitha rastet, në momentin që zhvillohen zgjedhjet parlamentare, parlamenti nuk mblidhet më. Kështu ka qenë edhe në Shqipëri kur zgjedhjet zhvilloheshin në periudhën e verës që korrespondonte me dy mujorin që parashikon Kushtetuta jonë.

Mirëpo kësaj here, duke qëne se zgjedhjet u zhvilluan në maj, pra shumë më herët se dy muaj përpara përfundimit të mandatit, Kuvendi i Shqipërisë po vazhdon punimet normalisht deri në 8 korrik. A është normale që deputetë në fundin e mandatit, ku shumë prejt tyre edhe nuk janë rizgjedhur nga qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të marrin vendime dhe të aprovojnë ligje që ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e vendit?

Lexo edhe :  Lëvizjet maoiste të ‘njerëzve të pastër’ në PD

Sigurisht që këtu ka një anomali kushtetutese dhe demokratike për disa arsye.

E para, sepse në fund të mandatit Kuvendi nuk ka legjitimitet politik dhe moral të aprovojë ligje për të ardhmen duke qenë se qytetarët kanë mandatuar deputetë të rinj. E dyta, shumë prej deputetëve aktualë nuk janë zgjedhur për legjislaturën e re dhe nuk kanë legjitimitet të vendosin për ligje dhe çështje që ndikojnë jetët tona.

E treta, duke qenë se shumë prej tyre nuk kanë mandat për legjislaturën e re nuk kanë asnjë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe mund të votojnë çfarë do lloj ligji pa dhënë asnjë llogari.

Dhe e fundit, në momentin që është votuar për legjislaturën e re nuk ka kuptim demokratik dhe kushtetutes që parlamenti i vjetër të vazhdojë të mbilidhet dhe të zhvillojë punimet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Jo më kot, shumë parlamente europiane kanë vendosur afatin tranzitor me momentin e zhvillimit të zgjedhjeve, madje që nga fillimi i fushatës dhe deri në kostituimin e parlamentit të ri.

Të kuptohemi, Kuvendi i Shqipërisë është duke zbatuar Kushtetutën dhe nuk po bën asnjë shkelje, por vazhdimi i punimeve të tij edhe pas zgjedhjve është një çështje që duhet adresuar në të ardhmen. Sepse kështu, nuk ka as kuptim politik dhe as demokratik. m.p.

Të fundit

“Kujtime të bukura nga ndeshja me Shqipërinë”/ Sulmuesi serb: Kemi ardhur për fitore

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026....

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë...

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/Dërgohen në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të...

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor nga...

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat mbizotërojnë, qofshin ato të përdorura për të bërë parfume, ujë me...

Lajme të tjera

Web TV