FSHF falënderon Policinë e Shtetit pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

FSHF shpreh mirënjohjen për profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në menaxhimin e flukseve të tifozëve, që mundësoi zhvillimin e një ndeshjeje të sigurt dhe të qetë, në përputhje me standardet më të larta të organizimit.

Më poshtë letra e falënderimit dërguar Policisë së Shtetit:

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të thella për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat e saj në kuadër të organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi.

Kjo ndeshje përbënte një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket aspektit të sigurisë dhe menaxhimit të flukseve të tifozëve, e cila u përballua me përkushtim dhe kompetencë të lartë nga të gjitha strukturat e angazhuara: Policia e Rendit, Policia Rrugore, forcat RENEA, Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturat inteligjente e ato mbështetëse.

Puna juaj dhe e trupave nën drejtimin tuaj garantoi zhvillimin e një eventi të sigurt, dinjitoz dhe të suksesshëm, duke treguar edhe një herë rolin thelbësor të Policisë së Shtetit në mbështetje të ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e konsideron Policinë e Shtetitnjë partner strategjik dhe të pazëvendësueshëm në organizimin e aktiviteteve futbollistike, dhe mbetet gjithmonë e gatshme të thellojë bashkëpunimin institucional në frymën e respektit të ndërsjellë dhe objektivave të përbashkëta.

Ju falënderojmë edhe një herë për kontributin tuaj të vyer dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj të rëndësishëm.” m.p.

Të fundit

Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës...

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim çdo ditë, që i marrim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

“Do të godasim bazat dhe anijet”/ Irani kërcënon SHBA, Britaninë dhe Francën

Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon. Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka...

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili...

Lajme të tjera

Web TV