Laert Vasili: Motra ime vdiq sepse i morën gjak për t’i rigjeneruar gjakun Enver Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel.

Gjatë rrëfimeve të tij për të shkuarën dhe jetën në kohën e diktaturës ai ka bërë një deklaratë tronditëse.

Ai tha se motra e tij ka ndërruar jetë 6 muajshe (ishte fëmija i parë i prindërve të tij, para se të lindte ai) pasi i kanë marrë më shumë gjak gjatë analizave, gjak të cilin ai tha se e përdorte diktatori Enver Hoxha për rigjenerimin e gjakut të tij.

Ai tha se kjo histori ka ndodhur me shumë fëmijë, jo vetëm me motrën e tij, por askush nuk flet. Ai tha se nëna e tij kur ishte shtatzënë me të, iku në Delvinë pasi kishte frikë që fëmijën ta lindte në Tiranë.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë.

Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi…  ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qanë dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi..

Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori./e.t

Të fundit

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë...

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Lajme të tjera

Web TV