Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti njoftoi se oficerët e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. dhe M.J. – të gjithë nga qyteti Teslliq – u privuan nga liria, nën dyshimet se kanë kryer vepra penale të ndikimit dhe pranimit të ryshfetit. Në njoftim thuhet, gjithashtu, se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente.

Këto para thuhet se buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe se ato janë depozituar në depozitën e gjykatës. Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen prokurorit kompetent të Prokurorisë së Republikës Sërpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti. Nga Partia Demokratike Serbe në Teslliq thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”. REL/kb

Të fundit

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me...

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht...

Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta –...

Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur...

Ceremonia madhështore përpara ndeshjes në Miami/ Botërori i klubeve nis me spektakël

Përpara nisjes së topit të parë të Botërorit për Klube, në stadiumin e Miami, FIFA dhe organizatorët i dhuruan një hapje spektalare turneu. Në...

Lajme të tjera

Web TV